Platformë digjitale që ruan porositë, klientët dhe analizat e pastiçerisë suaj – pa stres, pa fletore, pa humbje kohe.
Duke parë që nuk ka pasur një zgjidhje konkrete për pastiçeritë – sidomos për ruajtjen dhe menaxhimin e të dhënave të klientëve – ne ndërtuam PastiQ.
PastiQ ju mundëson jo vetëm ruajtjen e të dhënave, por edhe lehtësimin e punës ditore, duke e reduktuar ngarkesën operative deri në 100%. Më pak stres, më pak tollovi, më shumë kontroll.
Marrja e porosive me telefon apo në chat shpesh është e lodhshme. Emri harrohet. Ora ngatërrohet. Shija shkruhet gabim.
Me PastiQ, çdo pastiçeri ka linkun e vet personal. Klienti yt e hap linkun dhe i plotëson vetë të gjitha të dhënat – emrin, telefonin, datën, shijen, formën, dizajnin.
Të dhënat ruhen automatikisht në sistem. Nuk ka më fletore. Nuk ka më foto të humbura në WhatsApp. Nuk ka më “a ma the 16 apo 18 cm?”.
Edhe nëse je i zënë me punë, porositë regjistrohen saktë. Pa gabime. Pa stres. Pa humbje.
Të gjitha porositë ruhen në Admin Panel.
Shihen sipas datës, klientit dhe statusit. Asnjë porosi nuk humbet më.
PastiQ mbledh 99% të të dhënave reale për një tortë:
Emri, telefoni, foto reference, shija, madhësia, forma, shkrimi në tortë, data dhe transporti, etj.
Ndërtuar nga njerëz që kanë punuar vetë në pastiçeri. (paramendojeni më skeni me ja bajt gajle a e keni regjistru Porosinë)
Elementi kryesor që i nevojitet një pastiçerie për ta çuar përpara biznesin janë analizat. Njerëzit paguajnë qindra euro për analiza profesionale.
Me PastiQ do ta keni pastiçerinë tuaj plotësisht nën kontroll, me analiza të thella që ju tregojnë: cilat shije po shiten më së shumti cilat duhet të largohen në cilat periudha duhet të përgatiteni për më shumë punë dhe shumë analiza e sugjerime nga AI, të gjitha vetëm me një klik.
Vendime reale, jo hamendësime.
Vendosni shijet, madhësitë, qytetet e transportit dhe sa ditë përpara pranon porosi.
Sistemi përshtatet me ju – jo anasjelltas.
Njëra nga pikat e forta të këtij API është se ju lejon të krijoni puntorë me role të veçanta, ku secili sheh vetëm të dhënat që i nevojiten, për shembull:
Pastiçieri sheh shijen, madhësinë dhe formën.
Dekoruesi sheh foton dhe shkrimin.
Transportuesi sheh vetëm adresën, numrin e kontaktit dhe detajet e dërgesës.
Së shpejti PastiQ do të jetë i disponueshëm edhe si app për telefon.
Në kohë reale mund të shohësh: klientët porositë ndryshimet
Provoje falas për 2 muaj. Pa pagesë, pa obligim, pa rrezik. Nëse nuk të kursen kohë dhe stres, thjesht mos vazhdo.